Lady Gaga dhe Jennifer Lopez janë këngëtaret amerikane që do të performojnë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të SHBA, Joe Biden.

Lady Gaga ka bërë fushatë në mbështetje të Biden gjatë zgjedhjeve, teksa është shfaqur me të gjatë eventeve të nëntorit.

Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e 20 janarit, kurse Lopez, e cila gjithashtu ka mbështetur Biden vitin që shkoi, do të japë një performancë të veçantë muzikore.

Pas ceremoninë, një emision special me të ftuar të njohur do të drejtohet nga aktori Tom Hanks.

I titulluar ‘Celebrating America’ (Duke festuar Amerikën), në programin 90-minutësh do të marrin pjesë gjithashtu muzikantët Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake e Ant Clemons, dhe do të transmetohet në rrjetet ABC, CBS, CNN, NBC e MSNBC.

Komisioni i ‘inaugurimit’ të Biden tha se me programin kërkonte të “celebronte nisjen e një rrugëtimi të ri drejt një Amerike të bashkuar”, ku të shfaqet “rezistenca, heroizimi dhe përkushtimi i bashkimit të popullit si një komb”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu