Duke filluar nga e enjtja (15 tetor) e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda.Këtë e bëri me dije Kryeministri i vendit duke na bërë gjithashtu me dije masat do të jenë më të rënda për punonjësit e shtetit se sa për qytetarët e tjerë. Kështu që pas të enjtes cilido që nuk do të mbajë maskën në rrugë do të gjobitet. Gjoba do të jetë në masën e 30 mij lekëve. Do të jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë OSHE përmes faturës të energjisë elektrike. Rama tha se shteti kërkon që të evitojë kthimin e një karantine të përgjithshme pavarësisht numrit të shtuar të infektimeve, kështu që po na ndihmon me maskat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu