Këshilli Botëror i Turizmit ka paralajmëruar se pandemia COVID-19 mund të shkurtojë 50 milion vende pune në të gjithë botën në industrinë e udhëtimit dhe turizmit.

Pasi të ketë mbaruar periudha e izolimit, do të duhet deri në 10 muaj që industria të rikuperohet.
Industria e turizmit aktualisht përbën 10% të PBB-së globale. Epidemia e koronavirusit po vë në rrezik 50 milion vende pune në sektorin global të udhëtimit dhe turizmit, me udhëtimet që ka të ngjarë të bien me 25% këtë vit, Azia do të jetë kontinenti më i prekur, tha Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit. Ky ndikim do të varet nga sa zgjat epidemia dhe mund të përkeqësohet akoma nga masat kufizuese e ndërrmara së fundi, siç janë ato të marra nga administrata amerikane për udhëtimet në Evropë, i tha Reuters drejtorit menaxhues të WTTC, Virginia Messina.
“Disa masa nuk po na ndihmojnë dhe ndikimi i tyre në ekonomi do të jetë më i rëndësishëm,” tha Messina duke iu referuar vendimit të Sh.B.A-së
Rreth 850,000 njerëz udhëtojnë çdo muaj nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, që është e barabartë me një kontribut mujor prej 3.4 miliardë dollarë në ekonominë e SHBA-së, tha Messina.

Nga 50 milion vende pune që mund të humbasin, rreth 30 milion do të jenë në Azi, shtatë milion në Evropë, pesë milion në Amerikë dhe pjesa tjetër në kontinentet e tjera, parashikoi ajo. Gjithashtu u bëri thirrje qeverive që të heqin ose thjeshtojnë vizat aty kur është e mundur, të ulin taksat e udhëtimit dhe të prezantojnë stimuj pasi epidemia të jetë nën kontroll. Ajo gjithashtu inkurajoi fleksibilitetin në sektor, në mënyrë që udhëtarët të mund të shtyjnë dhe të mos i anulojnë planet e tyre. Sipas statistikave, linjat ajrore dhe anijet e lundrimit aktualisht po goditen më shumë se hotelet.

Messina vlerësoi se, pasi shpërthimi të jetë nën kontroll, do të duheshin deri në 10 muaj që sektori i turizmit të kthehej në nivelet e tij normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu