Prej disa orësh forcat speciale, dhe Renea janë duke mbajtur nën vëzhgim Lefter Zhidron i cili qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj policisë kur iu bë thirrje për tu dorëzuar. Si pasojë e plumbave mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën dy të rinj.
I moshuari nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai është mbyllur brenda në banesë dhe, me gjithë negociatat e së bijës, sërish nuk dorëzohet. Madje në një moment ai i ka kërkuar llogari policisë se përse fiku dritat pasi po shihte veten në televizor.
Zjarrfikës, makina të blinduara, pajisje speciale, snajpera , kjo është panorama rreth pallatit ku ndodhet apartamenti i tij, por sërish 71 vjeçari nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Drejt Elbasanit kanë mbërritur edhe drejtuesit e lartë të policisë së shtetit. Situata vazhdon të mbetet nën ankth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu