Sa herë jeni gënjyer nga rrjetet sociale? Me dhjetëra apo qindra herë?

Sa herë personazhe të cilët i keni “adhuruar” dhe admiruar pafund në foto, s’ju kanë rezultuar në realitet ashtu siç i prisnit?

Rrjeti social Instagram është një “grackë” e lezetshme që të bën të mendosh se gjithkush që ti sheh është perfekt dhe bën një jetë perfekte.

Mirëpo, kjo është gënjeshtra më e madhe nga e cila të gjithë duhet të shpëtojmë.

As emra të njohur të showbiz-it botëror, përmendim në këtë rast Jennifer Lopez, nuk është ashtu siç e shikoni. Pse do thoni ju?

Epo, fill pas një fotoje ku shfaqte linjat perfekte në plazh dhe trupin pa celulit, paparacët kanë publikuar disa foto pa filtra të këngëtares, të shkrepura në plazh.

Ajo që vumë re ishte fakti që edhe Jennifer Lopez ka celulit si gjithë të tjerët, vetëm se nuk e tregon në Instagram!

Megjithatë, këngëtarja mbetet një shembull i mirë për kujdesin e madh që tregon për trupin e saj.

Ajo bën stërvitje, ecje, palestër, kujdeset të hidratohet sa duhet dhe të ushqehet mirë. Megjithëse është 50-vjeç, ajo sërish shquhet për fizikun e mirë dhe energjinë që ka. Por ç’ti bëjmë Instagram-it që i ka “infektuar” të gjithë që të duken sa më perfektë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu