Jennifer Lopez ka publikuar videoklipin për këngën e saj të re “In The Morning”.

Ajo njoftoi për publikimin e saj, kohë më parë, përmes një seti fotografik nudo, që u komentua gjatë. Ndërkohë, sot, këngëtarja publikoi klipin e ri në Triller dhe revistat e modës si Vogue, e cilësojnë “një fantazi të shfrenuar mode”.

“Klipi është një mori simbolikash për një marrëdhënie të errët dhe të njëanshme dhe të kuptuarit se ju nuk mund të ndryshoni askënd tjetër, vetëm veten”, shkroi Lopez për konceptin elegant të videos në Instagram.

“Rritni krahët tuaj dhe largohuni nga çdo gjë dhe çdo njeri që nuk vlerëson gjithçka që keni për të ofruar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu