“Joe, ti e di që unë fitova”. Ka qenë ky mesazhi që pak më parë bëri bujë në mediat botërore pas letrës së fundit që Trump kishte lënë për Joe Biden pas inaugurimit të këtij të fundit si President i 46 i SHBA.

Donald Trump nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden, por megjithatë ai ka respektuar njërën nga traditat në ndërrimin e pushtetit, duke i lënë këtij të fundit një letër.

Mediet botërore raportuan më herët se Trump i ka lënë një letër Biden në Zyrën Ovale, por që përmbajtja ishte sekrete.

Trump ka shmangur thuajse çdo traditë që përfshinte një transferim paqësor pushteti.

Ai nuk e priti Biden në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve dhe nuk e përshëndeti atë në derën e përparme të rezidencës, përpara ceremonisë së inaugurimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu