Jonida Maliqi i dha fund lidhjes me Romeo Veshajn pak muaj më parë, ndërsa ky i fundit ka nisur një romancë të re me vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit. Aleksia publikoi foto me aktorin e humorit, duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin, ndërsa madje është raportuar se kanë nisur të jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Ndërkohë, Jonida ka reaguar për herë të parë për lidhjen e tyre duke u shprehur “ i uroj jetë të lumtur çiftit”. Përsa i përket arsyes së ndarjes me Romeon, Jonida në një intervistë për Prive konfirmoi se janë ndarë miqësisht dhe se ende komunikojnë herë pas here.

 “Ka qenë histori shumë e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithcka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deri diku disa kompromise për hir të rrethanave.

Kur je në një marrëdhenie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie”, tha Jonida.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu