Personazhi i shumëkomentuar i këtij edicioni të “Për’Puthen”, Julian Lala, ishte i ftuar sot në emisionin radiofonik “Live From Tirana” në Top Albania Radio.
Tipi i Julit ka tërhequr vëmendjen që prej ardhjes së tij në emision dhe ai vazhdon të jetë dashur ose padashur personazhi kryesor i shumë debateve në studio.

Gjatë intervistës, konkurrenti foli pa dorashka për jetën e tij jashtë “Për’puthen” dhe ekperiencat me femrat. Ai tregoi se i duket diçka jo normale të ftojë një vajzë për kafe dhe shtoi se takimet janë diçka e re për të.

Me vajzat, ai është njohur gjithmonë në përditshmëri apo në udhëtime, por kurrë s’ka ftuar për kafe një femër me qëllimin për ta njohur.

Fjala ‘date’ njëherë është diçka e re për mua, nuk është se kam shkuar ndonjëherë në takim, që të shkoj të njihemi… Takim mund edhe të mos kem bërë ndonjëherë në jetën time me qëllim takimi, pra që të të them unë ty; do vish të pimë një kafe, që qëllimi të jetë që të njihemi me njëri-tjetrin. Për mua është diçka jo normale se mund të njihesh në një mjedis pune, mund të njihesh në një udhëtim, mund të njihesh duke luajtur muzikë, në çdo mënyrë, por që të të them ty hajde dalim për një takim, nuk ka ndodhur. I pari që ishte doli në televizor dhe e panë miliona veta, boboo lam nam… “- ka treguar Juli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu