Justin Bieber po punon për të sjellë një album të ri. Këngëtari 26-vjeçar njoftoi të premten se albumi i tij i gjashtë do të titullohet “Justice” dhe pritet të publikohet me 19 Mars. Ndërsa bëri me dije lajmin për fansat e tij, Bieber zbuloi gjithashtu kuptimin e veçanti që qëndron pas emrit të këtij projekti.

Në një kohë kur ka kaq shumë gabime në këtë planet, ne të gjithë dëshirojmë shërimin dhe drejtësinë për njerizimin. Në krijimin e këtij albumi, qëllimi im është të bëj muzikë që do të sigurojë rehati, të bëjë këngë me të cilat njerëzit mund të lidhen dhe të ndihen më pak vetëm”, shkroi artisti kanadez.

Vuajta, padrejtësia dhe dhimbja mund t’i lënë njerëzit të ndihen të pafuqishëm. Muzika është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kujtuar njëri-tjetrin se nuk jemi vetëm. Muzika mund të jetë një mënyrë për t’u lidhur me njëri-tjetrin. “, u shpreh Bieber duke shtuar se ndonëse nuk mund ta luftojë padrejtësinë me muzikë, por mund të të bëjë të ndihemi më të bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu