Kabineti i Presidentit Ilir Meta është goditur nga Covid-19. Ka qenë vetë këshilltari Flamur Gashi që ka pranuar se ai bashkë me familjen kanë kaluar sëmundjen e frikshme.

Ai ishte në krah të Presidentit Meta për herë të fundit gjatë takimit me Presidentin e Bosnjës, në konferencën për shtyp dhe në darkën zyrtare.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, këshilltari Gashi tregon eksperiencën e vështirë që ka kaluar me armikun e padukshëm. Me këtë rast ai përcjell edhe një mesazh ku shprehet se Sars Covid-19 nuk është shaka, dhe këshillon se menjëherë sapo të konstatoni shenjat, drejtohuni mjekëve që merren me këtë sëmundje.

Ja postimi i tij në Facebook:

Te dashur miq !
Une dhe familja ime e ngushte, per me shume se dy jave u perballem me Sars Covid 19, kete armik te pa barabarte, te fshehte dhe shume te pabese.
Nuk eshte fare e lehte perballja me te, por fal zotit, kujdesit te vellait Arbenit qe e ka kaluar me heret Sars Covid 19, konsultave te panderprera me mjeket si dhe terapise se duhur, mbeshtetjes morale nga ana e miqve dhe familjarve te shumte, ia dolem ta kalojme kete situate dhe te rezultojme Covid negativ.
Faza rikuperuese kerkon kohen e vet dhe trajtimin e duhur…
Uroj me gjithe zemer qe kushdo qe po perballet dhe do te perballet me Sars Covid 19, ta kaloje sa me lehte dhe me sa me pak pasoja.
Sars Covid 19, nuk eshte shaka dhe nuk behet loje me te !
Ju lutem qe per te miren tuaj dhe me te dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave te para te kontaktoni mjeket qe merren me Sars Covid 19 !
Zoti qofte me ju dhe te dashurit tuaj !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu