Më datën 16 shkurt policia greke nxorri një njoftim ku për shkak të një greve nga pala greke pika kufitare e Kakavijës nuk do të funksionojë për 24 orë.

Duke filluar që prej orës 07:00 të orës lokale të Greqisë të datës 17 shkurt, ndërsa sot vihen re rradhë të gjata të automjeteve të tonazhit të rëndë të cilët kanë qenë të bllokuar për 24 orë dhe iu është lejuar kalimi për në shtetin fqinjë. Të vetmit që kanë kaluar gjatë 24 orëve kanë qenë këmbësorët, ndërsa burimet bëjnë me dije se kjo grevë zhvillohet për shkak të kufizimeve të reja që ka vendosur qeveria greke.

“E denim që dje ishte zhvilluar grevë. Detyrimisht kjo grevë na ka penalizur në punën tonë. Mir greva po dhe skaneri.”, u shpreh njëri prej drejtuesve të mjetit.

“Skaneri, radha na prishin punë, se do bëjmë skaner këtu do bëjmë dhe atje.”, u shpreh drejtuesi i një mjeti tjetër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu