Një kambist ka rënë pre e maskave mëngjesin e sotëm në Korçë. 30 vjeçarit Erion Renja iu grabit çanta e dorës pak pasi kishte dalë nga banesa nga dy shtetas të paidentifikuar.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu