Joe Biden së fundmi ka lëshuar një deklaratë drejtuar shqiptarëve, ku sipas së cilit, presidenti aktual i SHBA-ve, Trump, nuk po mban qëndrim të balancuar në raportin Kosovë-Serbi. Ai është shprehur se pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet mbrapsht.
Përsa i përket Shqipërisë, ata thonë se do ta mbështesin për integrimin në Bashkimin Europian.
Në deklaratën e kandidatit Joe Biden dhe për kandidates për nën-presidente Kamala Harris, thuhet se:
– Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare
– Biden deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë
– Joe Biden ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999
– Biden kritikon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, me fjalë të tjera Biden kundërshton qëndrimet e ashpra e arrogante të ekipit të Trumpit ndaj Kosovës.
– Natyrisht Biden thekson se do të përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu