Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në qytetin e Vlorës, pasi kanë kanosur me armë dy vëllezër, dhe kanë penguar Policinë në zbardhjen e të vërtetës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. B., 44 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe E. B., 44 vjeç, për veprën penale ”Moskallëzimi i krimit”, (vëllezër), banues në Vlorë, si dhe shpallën në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në datën 19.02.2021, në Orikum, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. A, ka kanosur me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit A. B., 54 vjeç dhe B. B., 46 vjeç, banues në Orikum.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt, A. B., për veprën penale ”Moskallëzimi i krimit”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu