Kanë ardhur për të bërë vaksinën kundër Covid 19, por rrezikojnë të marrin sëmundjen. Mjekë e infermierë nga qendra shëndetësore të Tiranës dhe spitale të rretheve presin të grumbulluar  përpara hyrjes së stadiumit “Air Albania”.

Përpara se të futen për të marrë injeksionin bluzat e bardha duhet të verifikojnë emrin në listën që drejtuesit e tyre kanë dërguar më herët pranë qendrës së vaksinimit në kryeqytet.

Pikërisht në këtë moment shumë prej mjekëve dhe infermierë duket se e kanë të vështirë të respektojnë masat që frenojnë përhapjen e koronavirusit ndonëse kolegë të tyre  çdo ditë u bëjnë thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë ato.

Vaksinimi kundër koronavirusit po vijon me personelin shëndetësor dhe të moshuarit në azile. Aktualisht janë kryer rreth 8 mijë vaksina ku mbi 650 bluza të bardha I kanë marrë të dyja dozat anti Covid 19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu