Media lokale britanike “StokeSentinel” raporton se 41-vjeçari shqiptar u kap nga policia para një shtëpie që kultivohej kanabis duke pastruar gjethet e lëndës narkotike që kishin rënë në asfalt pasi ishte larguar një pjesë e saj.

Policët mbërritën në adresën ku ndodhej shtëpia, në të cilën kultivohej kanabis pas një njoftimi me telefon nga banorët e zonës.

Kur shkuan policët, Pepa ishte me një feshë me korrent në dorë duke pastruar asfaltin prej gjetheve të kanabisit, i cili ishte larguar nga shtëpia disa minuta më parë.

Pas kontrollit të kryer, policia gjeti në shtëpi edhe 178 bimë të tjera kanabisi, si edhe mjaft vazo të tjera bosh. Këto të fundit ishin prerë dhe larguar, ndoshta pas përfundimit të ciklit të rritjes.

Pas arrestimit, Pepa i tha policisë se i kishte 27 mijë paund borxh një grupi kriminal shqiptarësh, të cilët më pas e kishin detyruar që të punonte në “shtëpitë e barit” për të shlyer detyrimin.

Ai tha se kishte udhëtuar në ishull me kamion dhe më pas ishte vënë në kontakt me grupin kriminal të shqiptarëve, të cilët i kishin thënë se duhej të punonte në shtëpinë në fjalë deri sa të shlyhej borxhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu