Në rubrikën e re të “E diell”, “N’fermë” me Ervin Kurtin janë bërë bashkë personazhet e njohur si Liljana Kondakçi, Klodi Shala, Devis Xherahu dhe Eva Murati në një ditë në fshat për të bërë atje të gjitha punët e nevojshme.

Gjatë emisionit ka ndodhur një e papritur kur një struc ka sulmuar këngëtarin e njohur, Devis Xherahu. Devisi dhe Eva Murati i janë afruar strucit, por më pas janë sulmuar dhe ia kanë mbathur me vrap.

Teksa Devisi shihet duke u përpjekur të shpëtojë, Eva dëgjohet duke bërtitur.

Fatmirësisht ngjarja duket se ka kaluar pa pasoja të rënda për vetë Xherahun, i cili duket se ka kaluar një emision për t’u harruar, pasi emocionet duhet të kenë qenë të forta në përballjen me strucin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu