Kelly Clarkson e ka kthyer dhimbjen në art. Këngëtarja 38-vjeçare zbuloi se ka shkruar rreth 60 këngë që nga koha që u divorcua me Brandon Blacktick qershorin e kaluar. Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, një vajë 6 vjeçare dhe djalin 4 vjeçar.

“Unë kam shkruar 60 këngë. Në çdo kohë që kalon në jetë, është një gjë kaq e mrekullueshme që mund të kesh dalje, pavarësisht nëse njerëzit e besojnë apo jo”, është shprehur këngëtarja.

Clarkson shtoi se muzika e mikut të saj John Legend e ka ndihmuar atë të përballet me këtë periudhë të vështirë pas divorcit të saj. Në një intervistë për “Entertainment Tonight” , ajo tha se kënga e tij “Bigger Love” ka qenë shumë terapeutike për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu