Kylie Minogue është fejuar me partnerin Paul Solomon. Lajmin e ka konfirmuar njerka e tij, Gloria Solomon. Këngëtarja australiane ka qenë në një lidhje me 46-vjeçarin që nga viti 2018 dhe muajt e fundit nisën thashethemet se kanë hedhur hapin drejt fejesës.

Superylli i popit ndau një video në rrjete sociale, ku tërhoqi vëmendjen me unazën në gisht.  “Ajo është shumë e mirë dhe jam e entuziazmuar që janë fejuar. Është shumë emocionuese.

Por, më vjen keq, nuk mund t’ju them më shumë sepse më kanë kërkuar të mos e bëjë këtë gjë. E respektoj djalin tim dhe Kylien për të zbuluar më shumë”, është shprehur njerka e partnerit të saj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu