Një pediatër nga Kosova ka treguar recetën që mban larg koronavirusin.

Pediatri, u shpreh se duhet të ushqehemi sa më shëndetshëm, duke forcuar në këtë mënyrë imunitetin në organizëm. Ai rekomandoi këtë recetë: Mjaltë, hurdha, xhenxhefil, karrota, rrush dhe fruta të thata.

Gjithashtu ai tha që të ushqehemi me frutat dhe perimet e stinës dhe të merremi sa më shumë me aktivitete fizike në ambientet e shtëpisë, për t’u mbrojtur në këtë mënyrë nga kjo pandemi.

Pediatri shprehet kështu:
“Ushqimi është shumë i rëndësishëm, ndikon direkt në ngritjen e imunitetit dhe përballon më mirë sëmundjen. Është e bazuar në disa përbërës që është mjalti,hurdhat,xhenxhefili, karota rrushi, frutat e thata.
E rëndësishme është që mund të përdoret nga të gjitha moshat, nga 1 vjeç e më lart. Kemi raste që edhe fëmijët preken dhe shtrohen në spitale. Unë sugjeroj që të qëndroni në shtëpi, ushqehuni shëndetshëm, sidomos me frutat që përmbajnë vitaminën C.
Hani perime dhe fruta të stinës si edhe recetën që unë prezantova, mund t’iu ndihmojë shumë. Merruni me aktivitete fizike brenda ambienteve të shtëpisë.”

Nga Anxhela Aliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu