Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar, banues në Kamëz, të cilit pas kontrollit në automjet iu gjet një sasi e konsiderueshme erëzash kontrabandë me faturë të falsifikuar.

Në pranga ka përfunduar dhe një 20-vjeçar në Kolonjë, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij 22-vjeçar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë të kontrabandës me mallra, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, me mjetin tip “Volkswagen”, gjatë kontrollit të të cilit, iu gjet një sasi e konsiderueshme me mallra të dyshuara kontrabandë (erëza që përdoren për produkte ushqimore) për të cilën shtetasi E. B., ka paraqitur një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.

Kolonjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. R., 20 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit E. R., 22 vjeç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu