Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë më datën 11 vllazëroren me Kosovën dhe më datat 15 e 18 me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.
Lista e futbollistëve që do të marrin pjesë në lojë do të shpallet në orën 11:00, gjatë konferencës së organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Sikurse raportojnë mediat italiane, do të konfirmohet ditën e sotme rikthimi në kombëtare të mbrojtësit Ardian Ismajli. HNK Gorica nga ana tjetër ka njoftuar se Albi Doka është sërish pjesë e kombëtares shqiptare.
Jashtë mbeten tre mbrojtës, Jon Mersinaj, Enea Mihaj dhe Kastriot Dermaku. Të tre janë të dëmtuar dhe nuk mund të jenë në dispozicion të trajnerit Reja. Pikëpyetje ka për Lorenc Trashin, anësorin e majtë që nuk ka luajtur që nga grumbullimi i fundit me kombëtaren.
Sot pritet konfirmimi i debutuesit Marsel Ismajlgeci, emri i të cilit është përmendur prej disa ditësh. Hysaj, Sadiku, Balaj e Cikalleshi janë disa nga pikëpyetjet e radhës, ndonjë për çështje teknike e ndonjë tjetër për vendim të klubit të tij, sikurse ndodhi në grumbullimin e fundit ku u pengua Klaus Gjasula dhe disa lojtarë të tjerë.
Mungesa ta sigurta janë ato të Roshit dhe Barës, të dy të dëmtuar, dhe Florian Kamberit të infektuar me COVID-19. E paqartë situatë e Thomas Strakoshës te Lazio. Portieri ka bërë disa teste dhe rezultatet kanë qenë të ndryshme. Mediat në Itali një ditë më parë shkruanin se ishte infektuar, por më pas pati edhe lajme që raportonin të kundërtën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu