Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka folur sot në emisionin “Open” në lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19. Teksa foli për përvojën e saj personale se si e ka kaluar ajo infektimin me Covid-19, Bino u ndal edhe tek ashpërsimi i mëtejshëm i masave.

“Kemi prëgatitur disa skenare, numri i shtretërve, incidencën e sëmundjeve, në bazë të këtyre skenareve do të vendosim mbylljen e pjesshme ose atë të plotë. I kemi diskutuar bllokimet e pjesshme. Ja ky që është 22:00-06:00 është bllokim i pjesshëm. Çdo gjë matet me numrin e vdekjeve. Skenari i ardhshëm nëse shifrat rriten janë masa me intensitet më të lartë, mbyllje, kjo dihet. Kur nuk kemi akoma vaksinën në dorë, do bëjmë përpjekje të tjera. Masa më shtrënguese është bllokimi i plotë”, u shpreh Bino në emision.

Më tej shefja e Epidemiologjisë theksoi se duhet treguar kujdes që situata mos të përkeqësohet e për pasojë të kemi një mbyllje të dytë.

” E kam thënë që në fillim të pëndemisë që kjo situatë kërkon forcë dhe qendrueshmëri, vullnet dhe përgjegjësi. Unë kam eksperiencën time personale. Duke qenë brenda në pavion, shihet që ka dhe njerëz në terapi intensive. Presioni është i madh ndaj mjekëve. Kam qenë dëshmitare e shumë rasteve që mjekët jo vetëm kujdeseshin nga ana mjekësore për pacientët, por u shërbenin atyre. I lanin i pastronin sepse ishin të pamundur, iu presin thonjtë. Nga ana tjetër kjo të jep dhe më tepër kurajë. Duhet të bëjmë çmos të ulim numrin e të prekurve”, tha Bino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu