Komunikata:

Vazhdojne reshjet e shiut ne gjithe qarkun Elbasan here me intesitet te lehte e here me intensitet mesatar.

Akset rrugore nacionale dhe akset e tjera rurale jane te gjitha funksionale dhe qarkullimi nuk eshte nderprere asnje moment.

Jane pastruar ne vazhdimesi inertet qe bien here pas here ne akset Elbasan-Qaf Thane dhe Gramsh-Molle Grabove.

Ne Pishkash jane prezent makineri dhe punonjes dhe punohet ne vijimesi per heqjen e masave te dheut qe bien here pas here.

Gjithashtu ne qarkun Elbasan nuk ka banesa apo ndertesa te cilat te jene te permbytura as siperfaqe toke te permbytura.

Niveli i ujerave te Lumenjve Shkumbin e Devoll eshte larg pikes se rrezikut. Perroi i Zaranikes bashkia Elbasan dhe perrejte e tjere malore kane prurje me te vogla .

Nuk rezultojne probleme persa i perket furnizimit me energji elektrike perveç nje lagje ne fshatin Polis Vale Nj. A Shushice, Bashkia Elbasan, ku jane rrezuar dy shtylla nga gerryerja e perroit Gostime dhe neser do te rikthehet energjia. Kanalet e kullimit te fushave funksionojne normalisht.

Ndërkohë prefekti i Elbasanit, Klevis Xhahi ka njoftuar takim me Shtabin e Emergjencave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu