Dy vrasje brenda pak orësh kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Elbasanit.
Rreth orës 20.10 minuta në lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë në afërsi të varrezave të qytetit është masakruar me thikë Regis Runaj 23 vjec , banues në lagjen Shënkoll.
Për të riun nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi pasi ai është qëlluar disa herë më thikë duke vdekur në vend.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila rrethoi zonën dhe ngriti postblloqe të ndryshme me synimin për të identifikuar dhe kapur autorët.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje. Burime policore pohuan se 23 vjeçari rezulton i skeduar. Ndërkohë burime të tjera bëjnë me dije se ai kishte miqësi me Emiljano Ramazanin që u ekzekutua 10 ditë më parë.
Pista kryesore e hetimit është pikërisht ajo e lidhjes me vrasjet e mëparshme në këtë qytet. Megjithatë deri më tani nuk ka një version zyrtar lidhur me shkaqet e kësaj vrasje.

Disa orë më pas, pikërisht rreth orës 04.00 të mëngjesit një tjetër vrasje është regjistruar në këtë qytet.
Viktima është Florian Lamçe 40 vjeç. 40-vjeçari Lamçe është vrarë në qendër të qytetit, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në afërsi të muzeut Etnografik.
Tre persona në gjendje të dehur përkatësisht A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe Florian Lamçe , banues në Elbasan, janë qëlluar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe shishe.
Shtetasi Florian Lamëe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komunikata e policisë për dy vrasjet:
Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Elbasan/ Informacion paraprak Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.