Është shënuar rasti i parë me COVID-19 në qytetin e Librazhdit. Burime bëjnë me dije se i infektuar nga koronavirusi është një shitës në treg.

Sipas të njëjtave burime i infektuar është një i sëmurë kronik nga mushkuritë, i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Para disa ditësh, teksa i është nënshtruar testit, pacienti ka dalë negativ në tamponin e parë, ndërkohë që në testin e dytë që është bërë në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv.

Librazhdi është zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte shënuar asnjë rast me COVID. Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë ku është infektuar shitësi.

Kujtojmë se Covid 19 dje ka shënuar rastin e parë edhe në qytetin e Sarandës, që kishte qenë i paprekur. Mësohet se rasti i parë pozitiv ishte një shtatase nga Ukraina, e cila kishte shkuar për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.

Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive, kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera. Rastet e reja pritet të konfirmohen në deklaratën e përditshme që bën Ministria rreth mesditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu