Një tjetër humbje e madhe për arsimin dhe komunitetin e qytetit të Beratit. Ka ndërruar jetë nga koronavirusi drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz.

58-vjeçari Gëzim Shkoza ishte shtruar fillimisht në repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Pas përkeqësimit të shëndetit një javë më parë, ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Tre ditët e fundit Shkoza ishte në intubim dhe megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen dhe ndërroi jetën mëngjesin e sotëm.

Gëzim Shkoza ishte babai i tre fëmijëve dhe jetonte në Karkanjoz ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30-vitesh profesionin e mësuesit, ndërkohë që 5-vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu