Kërkesës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar Kosovën Ministria e Jashtme i ka dhënë përgjigje negative.
Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.
Leja nga zyrtarët serbë është kërkuar ditën e enjte, por ministria është shprehur se nuk do të lejojë realizimin e kësaj vizite.
Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu