Nga Blerina Llalla

Kosova foli shqip! Ndryshe! Kosova Vendosi! Kosova bëri hapin e madh historik në emër të erës së ndryshimit! Referuar modelit, në emër të një epoke të re që vjen si një fllad për Shqipërinë, nga gjiri i së cilës e shkëputën si fëmijën nga nëna, padrejtësisht. Ata!

Drejtësia vonon por vjen një ditë, në kohën e duhur, në mënyrën e duhur nga njërëzit e duhur. Kosova sapo filloi rrugëtimin e ri! Si fëmija që gjen forcën sapo maturohet e bëhet Rini! Është kjo pika e takimit edhe me Shqipërinë si forca më e madhe që duhet t’i bashkohet modelit për të mos shkuar pas në kohë, andej nga erdhën prindërit tanë. Të cilëve duhet t’u referohemi si model që i mbijetuan të ligave të sistemit, dhe që patën forcën të sillnin ndryshimin, të mbijetonin më tej përball të panjohurave që po vinin.

Rezistuan! Na sollën deri këtu deri më sot! Tani është radha jonë!
Është rinia, kjo forcë e shqipërisë që mund të sjellë ndryshimin për të mos i thënë po, kastës politike që shtyp, që vjedh, që injoron, që ndëshkon deri në infinit Shqiptarinë.

Prandaj, Thueja kangës rini!
Thueja kangës rini për një fillim të ri! Sot më shumë se kurrë ndjehet grima e entuziazmit që vjen si një rreze shprese, frymëzim e motiv nga Kosova. Referojuni modelit. Rebelimi ynë qytetar është vota!
Koha po vjen, dhe mjafton të zgjidhni të duhurit. PS-ja na tregoi dhe një herë që në listat e saj vijon të përfshijë kastën e vjetër politike të konsumuar që i vete për shtat lojës së tyre. Analizoni pak dhe mos qeshni me largimet nga LSI të disa figurave që i’u bashkuan platformës së tyre, sepse kjo qartazi tregon pangopësinë e tyre dhe shkuarjen pranë platformës ku gjejnë veten në emër të përfitimit personal, duke mos konsideruar të qenurit të zgjedhur nga një grupim që ia dha statusin në emër të forcës për të cilën lobuan.

Nëse të gjithë kemi pritur për reformim të partive duket se kjo forcë po e kryen natyrshëm këtë cikël duke i dhënë mundësinë një gjenerate tjetër për të sjellë ndryshimin. Analizoni dhe shihini aspiratat e të gjitha kandidaturave, kujdes nga strategjia e tyre për t’u bërë me më të fortin në emër te pushtetit aktual. Ska më vend për lojra. Bashkangjituni platformave që mbështesin vizionin, rininë dhe të ardhmen dhe jepni më të mirën.

Dhe ne ju thënshin se bëni dot si Kosova, mos i dëgjoni, ose më mirë dëgjojini dhe kundërpërgjigja le të jetë vepra e rezultati final. Mos i dëgjoni, keni ju në dorë cilin zë të ndiqni.
Kthesat historike mund të bëhen vetëm nga ne, nga të rinjtë. Ata të rinj që kanë të gjitha të drejtat të vendosin dhe t’i marrin drejtimin e timonit shoferëve të pabindur për të ndërruar drejtim.

Thueja Kangës rini, kangës ma të mir që di!
Rinia është i vetmi Aset real i cdo vendi. I vetmi aset të cilit nuk i dihet vlera në kursin e kësaj jete politike. Ata atje lartë ju kanë vlerësuar aq ulët në valutë aq sa alternativat e tyre për punësim e të ardhme janë vetëm t’ju shesin tek të huajtë, platforma për emigrim. T’ju burgosin në shtëpitë e barit dhe alternative më e re, trendi i këtij 8-vjecari për femrën, mundësia e prostituimit pasiv publik dhe si ekskortë, ofruar si shkallë për pak më lart.

Mjafton të shohësh dhe si e promovon media këtë të fundit. Njëkohësisht të dhënat mbi krimin dhe prostitucionin tregojnë më së miri se cila është bërthama ekonomike që ata duan t’i dhurojnë Shqipërisë. Ju kanë ofruar punërat më të rëndomta edhe ku dispononi një tjetër formim. Ju kanë përcmuar kur skeni bërë dicka për partinë. Ju kanë larguar nga shumë të mira, për pasojë kanë larguar dhe shumë të mira që mund të sillnit në këmbim. Ju kanë ofruar cmimin më të ulët në valutën e brendshëme dhe të jashtëme. Ju shohin thjesht si një malionetë, si një bankomat që gjeneron para, euro, franga, paund, dollar, e c’të jetë, mjaft që ju të bëni punët e zeza në favor të tyre.

Rinia shqiptare është e bardhë, dhe ata s’mund ta veshin me të zezë. Smund ta skllavërojnë në emër të pamundësive që u ofrojnë. Rinia shqiptare është vitale, plot energji. Një potencial i pamueshëm që për fat të keq platforma e rilindjes nuk mund ta vinte në eficencë. Sepse rilindja nuk mbështet vizionin, por vetëm të bindurit, ata që I nënshtrohen.

Rilindja qe po ndot kontekstin historik të Rilindjes Shqiptare e cila dikur solli vlera dhe ndryshime që na sollën deri këtu ku jemi sot, si shqiptarë. Na dha atë pjesë të identitetit për të qenë të bashkuar e jo të shpërndarë nëpër botë. Ndërsa Rilindja politike na do të vdekur kinse për ringjallje, për të na futur në piramidën e errët që ska asnjë tullë apo gur ndryshe nga ajo e sistemit më famëkeq në historinë tonë që na la pas dëme të pazëvëndësueshme. Na do kokëulur, të nënshtruar, injorantë, të përdorur, servila e cdo gjë, mjaft të jëmi nën-poshtë tyre.Thuajini jo kësaj piramide të errët që po synojnë të ngrejnë mbi trojet më të bekuara në botë, falë diellit e pasurisë së pacmuar.

Bekuar qoftë kjo tokë dhe e mbrojtur nga fara e atyre që duan ta mallkojnë me planet e tyre, me projektet dritëshkurtra që nuk përfshijnë shqiptarin por sjellin për dreq nga cdo cep i botës influencat e huaja, për zhvatje, duke keqpërdorur cdo aset duke mos e manaxhuar vetë. Nuk kemi nevojë për betonin, gradacelat apo aeroportet e tyre që të shohim horizontin. Kemi malet, kemi qiellin, kemi sytë dhe mund t’i shohim të gjitha vëtë. Skemi nevojë për luksin e tyre artificial afatskurtë mbi rrotat e makinave të vdekjes e kurthet e markave trendi që nuk dhurojnë zhvillim të qëndrueshëm por cojnë drejt shkatërrimit të së ardhmes. I japin me një dorë e me tjetrën i marrin.

Skemi nevojë të mburremi për t’u dukur por të krenohemi me arritje konkrete. Skemi nevojë për gënjeshtra mediatike, politike, që të na duket më e bukur jeta mes skamjes shoqërore. Skemi nevojë për caste, por për jetëgjatësi të mirëqenies. Skemi nevojë për dengla rilindase që aset konsiderojnë të huajt dhe oligarkët për të siguruar jetëgjatësinë dhe pushtetin e tyre.

Thueja kangës rini ashtu si don ti! Thueja kangëns kundër nënshtrimit. Thueja kangës kundër braktisjes së vendit, shtëpisë e familjes. Thueja kangës kundër krimit. Thueja kangës kundër mashtrimit. Thueja kangës kundër injorimit, përcmimit dhe shkelmimit të të marrëve! Thueja kangës që nana Shqipni të gëzojë bashkimin! Thueja kangës që nana Shqipni të mos lengojë me trup e shpirt të përdhosur nga ndërkombëtarët! Thueja kangës për ndryshim! Thueja kangës kundër dhunës, bastisjes dhe pasurimit të oligarkëve që I bëjnë fresk pushtetit! Thueja kangës me notat më të forta e ti nihet zani anembanë botës. Thueja kangës e do të vijë clirimi! Thueja kangës historike e le të bahet kor! Thueja e do të gëzoheni!

Vetëm thueja kangës ma të mir që di, ashti sic vetëm ti di Rini! Për një fillim të ri!
Ata lexojnë, “rr’no për me tregue”! Ne nuk rrojmë për me tregue, sepse ata po rrenojnë për me tregue veten si ma të mirët dreqën! Thueja kangës rini, kangës ma të mir që di!
Jeni fryma, e ardhmja e së tashmes, e vetmja energji që mund të mbajë në jetë të jetëve gjallë nënën Shqipëri. Është mundësia juaj të mos endeni në vendin tuaj si të huaj, as në dhera të huaj! Eshtë mundësia juaj të mbështesni platformat që thërrasin për ju, që ju duan këtu! Që për të bërë Shqipërinë shohin forcë vetëm rininë!

Larg bllofeve, therrinsi: Poshtë! Për oligarkinë!
Ata thonë Rilindje!
Ju thoni Rezistence! Rebelim! Referendum! Revolucion! Rini! Bashkojini e bejini 2-RR sa për t’i treguar burrninë që se kanë, sepse burrat punojnë për vendin jo për botën! Sepse burrat e vërtëtë punojnë për mirëqenien e familjes jo për krimin. E behet Trrimëri! Ata nuk e kanë, sepse po ta kishin sdo merreshin me alleshverishe. E keni ju, merreni e tregojani forcën. Sillni ndryshimin e mandej thuajani kangës së jetës e le ta tregoje historia! Të bëhët Shqipëria me shqiptarët jo me moton kap ca të kapësh që përdorin vec kusarët! Thuajini jo ekonomisë së votës, për forcë ekonomike në xhepin e tyre!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu