Lista e për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja në Kosovë. “Pro” certfitikimt të listës së VV-së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ-së.

“Me 5 vota “për”, s’cerfitikohet lista”, u shpreh Valdete Daka në mbledhjen që po zhvillohet prej orësh tashmë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvendësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvendësohen.
Pa certifikuar kanë mbetur edhe listat e AAK-së dhe Nismës. Ndërkohë janë certifikuar listat e LDK-së dhe PDK-së, Lista serbe dhe Lista Romani Iniciativa. Që nga fillimi i mbledhjes sot ka pasur tensione mes kryetares së KQZ-së dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes të cilët kanë insistuar të votohet në grup.
Partitë mund ta apelojnë këtë vendim të KQZ-së në Këshillin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, deri edhe në Gjykatën Supreme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu