Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë që themeloi vite më parë.

Ashtu siç bëri me dije me herët , dorëheqja e Topit është e pakthyeshme dhe e parevokueshme. Shkak, është bërë përplasja me sekretarin e Përgjithshëm të FRD-së Sali Shehu.

Kujtojmë se, FRD-ja është në listën e partive që do të garojnë bashkë me PD në zgjedhjet e 25 prillit, listë e cila është dorëzuar dje në KQZ nga përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, ka qenë sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Sali Shehu që mbërriti në selinë e PD-së, por doli që aty pa asnjë marrëveshje. Por më vonë bashkëpunimi u konfirmua.

Bashkëpunimi mes PD dhe FRD-së së Bamir Topit është “shtyrë” nga ish-deputeti i PD Sali Shehu, tashmë sekretar i Përgjithshëm i partisë së Topit.

Por, mesa duket ky vendim nuk ka pasur dakordësinë e kreut të partisë Bamir Topi. Ky i fundit ka qenë kundër vendimeve dhe veprimeve të kohëve të fundit që ka bërë opozita dhe Partia Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu