Jason Roy Hutchinson, 47 vjeç, nga California, SH.B.A. i cili kishte udhëtuar drejt Sao Paulos në Rio de Janeiro, është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 14-vjeçare në një hotel luksoz. Sipas raportimeve ai pagoi të ëmën e vajzës në këmbim të një nate me fëmijën e saj.

Dhoma e Hutchinson i cili është bashkëshorti i një mjeke që lufton Covidin, u bastis nga policia në 5 Janar ndërkohë që ai bënte seks me adoleshenten.

Policia ka deklaruar se është arrestuar edhe mamaja e vajzës e cila e lejoi të bënte seks me të në dhomën ngjitur të hotelit, ku ajo qëndronte me djalin e saj 2-vjeçar.

Gruaja braziliane dhe fëmijët morën bileta avioni për në Rio de Janeiro, për të takuar amerikanin i cili kishte rezervuar një dhomë që kushtone 207£ në një hotel luksoz në lagjen e pasur të Copacabana.

Policët ishin paralajmëruar për faktin se një turist amerikan ishte parë në hotel me një vajzë të re e cila dukej qartë që nuk ishte vajza e tij.

Detektivët panë pamjet nga kamerat e sigurimit dhe dyshimet e tyre u konfirmuan kur burri shihej duke e puthur dhe ledhatuar adoleshenten në holl dhe në zonat e tjera të hotelit.

Më pas ata hynë në dhomën e tij, ku e gjetën duke bërë seks me vajzën ndërsa nëna e saj ishte në dhomën ngjitur me djalin e saj dy vjeç.

Hutchinson i tha policisë gjatë marrjes në pyetje se ai jetonte në Hermosa Beach në Kaliforni dhe kishte planifikuar të vizitonte Brazilin me gruan e tij.

“Gruaja është një mjeke dhe duhej të qëndronte në SH.B.A., sepse është një punëtore në vijën e frontit në luftën kundër COVID-19”, tha ai.

Hutchinson rrëfeu se ai e kishte bërë udhëtimin vetëm që të bënte seks me vajzën, por këmbënguli se ai nuk ishte në dijeni të moshës së saj.

Një hetim paraprak sugjeroi që nuk është hera e parë që nëna e quajtur Santos, prostituon vajzën e saj të re adoleshente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu