Ion Aliman, anëtar i Partisë Social Demokrate të Rumanisë (PSD) i cili garonte për kryetar të njësisë vendore Deveselu për herë të tretë, fitoi zgjedhjet me afërsisht 64 për qind të votave, sipas rezultateve të publikuara të hënën. Kryetari i bashkisë, fatkeqsisht humbi jetën nga Covid-19 dhe çuditërisht u rizgjodh me një epërsi të thellë në zgjedhjet lokale. Zyrtarët rumunë thanë se emri i Alimanit nuk mund të hiqej nga fletët e votimit pasi ai vdiq më 15 shtator në kryeqytetin Bukuresht.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon një grup qytetarësh që mblidheshin rreth gurit të varrit të Alimanit. “Ai mbante anën e fshatit, respektoi të gjitha ligjet. Nuk mendoj se do të shohim një kryetar bashkie si ai përsëri”, tha një banor i fshatit për një kanal televiziv lokal. Fitorja e zgjedhjeve në Deveselu u konsiderua një lajm i mirë për PSD-në, e cila humbi vendet në aleancën e qendrës së djathtë USR-PLUS në shumë këshilla të qytetit në të gjithë vendin. Votuesit vendas patën nderuar një tjetër kandidat për kryetar bashkie në Rumani, Neculai Ivascu, i cili vdiq nga sëmundja e mëlçisë në vitin 2008 para zgjedhjeve në Voinesti.

Burimi: CNN|joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu