Tender i dyshimtë në bashkinë Peqin. Lorenc Tosku është aktualisht kryetari i kësaj bashkie e cila pak kohë më parë ka miratuar një tender me me numër reference REF-82330-12-16-2020 që ka për objekt “Rikonstruksion sektori i depove Peqin”.

Tenderi në fjalë shikohet se ka një fond limit prej 58,024,050 lekësh të reja. Duke hulumtuar mbi dokumentacionin e procedurës së prokurimit shikohet se në garë ka marrë pjesë vetëm një bashkim kompanish, përkatësisht “Boshnjaku B” në pronësi të Bashkim Dulla & “Pesë Vëllezërit” në pronësi të Shkëlqim Dulla.

Këto firma, pronarët e të cilave rezultojnë me të njëjtin mbiemër, kanë ofruar vlerën prej 57,966,770 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se vlera e ofruar ka një diferencë qesharake me fondin limit, përkatësisht është sa 99.9% e tij. Ky raport ngre dyshime tepër të forta se tenderi është i manipuluar dhe se fituesit janë të paracaktuar. Këtë e përforcon edhe fakti se në garë nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër, pra nuk ka patur fare konkurrencë.joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu