Ka nisur procesi i vaksinimit edhe në qytetin e Elbasanit, ku ka qenë i pranishëm sot dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka preferuar që të mos ketë asnjë komunikim me mediat e pranishme.

Në Elbasan janë dërguar 300 doza ndërkohë që vaksinimi ka nisur fillimisht me stafin e urgjencës së spitalit. Pra në total me dozat që janë çuar mund të vaksinohen në total 150 persona, pasi tashmë e dimë që të jetë efektive, Pfizer duhet të aplikohet në dy doza.

Ndërkohë që në spitalin e Elbasanit kanë nisur dhe përgatitjet për shndërrimin në spital Covid, ndërsa për momentin në një prej pavioneve gjenden të shtruar 6 persona, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim post covid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu