Nëse deri më tani keni aplikuar në portalin shtetëror e-Albania për të marrë leje për të dalë me makinë, tani në këtë portal mund të aplikoni për në plazh.

Do të jenë subjektet private ato që do ta ketë për detyrë të aplikojnë në portal. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo bëhet për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit.

“Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike”, e konsideron ai.

Postimi i plotë:

🟢 Në e-Albania 👉 https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

🟢 Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni📲

🟢 Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!👇

Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik 😊

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu