Policia e Elbasanit ka dokumentuar 15 vjedhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut me një vlerë rreth 50 milionë lekë.

Banda është zbuluar pas hetimeve disa javore, ndërsa autorët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Dy autorët nga qyteti i Elbasanit u ndoqën nga policia, por braktisën automjetin dhe u zhdukën. Po në makinë u gjetën provat që çuan në identifikimin e tyre.

Vjedhjet janë bërë në Cërrik, por edhe fshatrat e Peqinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu