Prej më shumë se dy dekadash, kompania turke Kurum Internacional, vazhdon të mbetet lider e industrisë së rëndë në Shqipëri.

Kompania e filloi aktivitetin e saj në vitin 1999 duke marrë në përdorim me kontratë enfiteoze Uzinat e Çelikut dhe Petëzimit në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.

Me kalimin e viteve kompania e shtriu aktivitetin e saj edhe në fushën e energjisë elektrike duke privatizuar katër hidocenrale Hidrocentralet Ulëz dhe Shkopet dhe Hec Bistrica 1 dhe 2 të cilat gjenerojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar uzinat në Elbasan.

Kurum ka pasur një vizion të qartë që në fillim në realizimin e projekteve të saj në Shqipëri duke iu përmbajtur kontratave të lidhura me shtetin shqiptar. Moto e saj është të jetë një kompani inovative, globale dhe e preferuar që drejton industrinë e hekurit dhe çelikut, lider në cilësi dhe kompetitive në çdo vend ku operon.

Falë investimeve të kryera kompania aktualisht prodhon 700.000 ton çelik të lëngshëm në vit.

Me aktivitetin e saj në Shqipëri, Kurum Internacional ka zgjidhur një ndër plagët më të mëdha të shoqërisë, punësimin.

Në Elbasan kompania ka të punësuar 650 punëtorë plus 250 punëtorë të punësuar në aktivitete të tjera në mbarë vendin, duke e çuar në 900 numrin total të të punësuarve me kontrata të rregullta.

Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar kompania çështjes së mbrojtjes së mjedisit. E ndodhur shpesh nën akuzë për këtë qëllim, drejtuesit shpjegojnë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Sipas tyre, kompania ka bërë investime në këtë drejtim që nga fillesat e aktivitetit të saj. Investimi i fundit ishte përmirësimi i sistemit të pluhurkapjes dhe filtrave në Uzinën e Celikut si dhe investimet e kryera në furrën e Uzinës së Petëzimit. Gjithashtu kompania ka zëvendësuar solarin me gaz të lëngëzuar i cili është mjaft miqësor me mjedisin. “Avulli që del ngatërrohet me tymin”, shprehen inxhinierët e kompanisë.

Tërmeti dhe pandemia kanë pasur ndikim edhe në aktivitetin e Kurum, megjithatë bordi drejtues ka kryer ndërhyrje strategjike duke e përballuar me sukses këtë situatë.

Në vëmendje të kompanisë kanë qenë edhe bashkëpunimet me komuniteti në mbështetje të njerëzve në nevojë, të aktiviteteve kulturore dhe sportive etj.

Por Kurum nuk ndalet me kaq. Kompania ka ende në projekt për të vazhduar investimet e saj. Investimi më i fundit ishte ai i furrës së linjës së prodhimit të katankës, pajisja spoler për prodhimin e rrotave të hekurit dhe investimet me qëllim të përmirësimit të teknologjisë.

Edhe punëtorët shprehen të kënaqur me aktivitetin e firmës. Ata shprehen se kanë kontrata të rregullta, se paguhen kënaqshëm, se kushtet e sigurisë në punë janë të mira. Njëkohësisht ata kërkojnë që kompania të vazhdojë aktivitetin dhe të mbështetet nga shteti shqiptar

Uzinat e Prodhimit të Çelikut në Elbasan shrihen në një sipërfaqe 219.410 m2.

Lidhur me të gjitha këto infoelbasani zhvilloi një bisedë me këshilltarin e kompanisë z. Yalim Kurum. Për më shumë ndiqni vieon me këtë reportazh:

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu