Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, në lagjen “Tom Kola”.

Burime bëjnë me dije se lënda eksplozove është vendosur në lokalin e 46-vjeçares Hana Fojleta, e cila është edhe pronarja.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia njofton se rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu