Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në autorstradën Tiranë-Durrës, ku një biznesmen u gjet i pajetë në ambientet e punës. Burime bëjnë me se dije viktima quhet Naim Dedja dhe është nga Kukësi. Ai ishte importues ekskluziv i markës kosovare “Golden” Eagle” dhe “Freez”. Gjithashtu ishte President i “Lindi Al”. Ai njihej nga të afërmit si njeri bamirës dhe me vlera të mëdha. Sipas njoftimit të policisë, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë;

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu