lir Zelka u vra ditën e sotme në Sao Paolo në Brazil me disa plumba ndërsa po kalonte mëngjesin një një lokal në zonën e Jardins.

Dëshmitarët i thanë policisë se vrasësi ishte me një motoçikletë kur qëlloi ndaj 47-vjeçarit.

Sipas dëshmive të tyre, autori kishte veshur një këmishë të kuqe dhe kishte një skafandër rozë.

Autori u drejtua në vendin e ngjarjes, qëlloi më shumë se një herë dhe iku pa marrë asgjë nga vendngjarja, në një krim ku nuk u lëndua askush tjetër.

Krimi sipas grupit hetimor ndodhi rreth orës 11:10 të mëngjesit.

Fakti që autori nuk vodhi asgjë i bën hetuesit të besojnë se nuk kishin të bëjnë me një grabitje (vjedhje e pasuar me vdekje), por më tepër me një vrasje me dashje (me qëllim vrasjen).

Pasi qëlloi mbi shqiptarin, autori u largua me motorin e tij të cilin e braktisi në sheshin David Campista, në ‘Avenida Brasil’, e cila është pranë vendit të krimit.

Sipas policisë, motoçikleta e përdorur në krimin ishte një Honda CG 150 Titan Ks e zezë, me një targë Curitiba.

Viktima u transportua në Spitalin ‘das Clínicas’, por nuk u rezistoi dot plagëve

Zelka prej 20 nëntorit sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në Jardins, qendra e qytetit teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki.

Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki.

Më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit, Osmar Américo dos Santos ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.

Ai u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë disa plagë në trup dhe nuk mbijetoi dot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu