Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e makinës së një qytetareje në Vlorë. Mësohet se makina është në pronësi të Ernela Habilajt, 32-vjeç (policia e njoftoi 23 vjeç më herët). Ajo është parukiere estetiste në profesion dhe ka një djalë 12-vjeçar. Habilaj jeton në lagjen “24 maj” në Vlorë, vetëm me familjen e saj, pasi bashkëshorti është në burg për drogë.

Fax mëson se para disa muajsh babait të 32-vjeçares i kanë vendosur tritol në banesë, ndërsa këto janë edhe dy pistat të cilat po hetohet për djegien e makinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu