Mediat britanike kanë shkruar në lidhje me një shqiptar të dënuar me 27 vjet burg në Angli për tregtim ‘malli’. Ai quhet Valjet Pepaj dhe është nga Shkodra. Ai ka arritur që të përdorë ilegalisht një telefon nga qelia për të folur me familjarët e tij. Sipas Sunday Telegraph, kjo është një tallje e madhe me sistemin e burgjeve. Nga investigimet e kryera nga Sunday Telegraph është zbuluar se Pepaj fliste përmes rrjeteve sociale me gra të ndryshme, të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh. 31-vjeçari u dënua në prill të vitit 2018 pasi pranoi tre akuza për tregti ‘malli’. Ai u burgos së bashku me dy burra të tjerë pas një operacioni të fshehtë gjashtë mujor të policisë, i cili rezultoi në kapjen e 50 kilogram heroinë dhe kokainë, me vlerë më të madhe se 2 milion pound.


Edi Vyzaj, një tjetër anëtar i bandës i dënuar me 18 vite burg po ashtu është zbuluar se përdorte ilegalisht një telefon nga burgu. Kur u pyet nga gazetarët se ku jetonte, Pepaj u përgjigj: “Unë jetoj në Angli në burg, më duhet të bëj edhe katër vjet”. Ndërkohë gazetarët ishin dyshues nëse shqiptarët po flisnin me të vërtetë nga qelia dhe i kërkuan që ta provonin këtë gjë. Më pas shqiptarët i kanë dërguar disa foto dhe një video nga burgu dhe kanë folur me Whatsapp me gazetarët e Sunday Telegraph. Është e paligjshme që të burgosurit të përdorin telefona brenda qelisë, por shpeshherë ata ia dalin t’i fusin kontrabandë. Çdo vit personeli i burgut gjen dhe konfiskon rreth 20,000 telefona dhe karta SIM dhe të burgosurit që kapen me to, mund të përballen me dënim me dy vite shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu