Një ngjarje tragjike ndodhidy ditë më parë, ku një shqiptar i identifikuar si shtetasi Adriatik Treska, humbi jetën në Ekuador, pasi një grup personash të veshur si efektivë pólicie e ‘eliminuan’ atë në banesën e tij. Personat mashtruan rojet e sigurisë, duke u paraqitur si pólicë që kishin shkuar për kontroll dhe më pas qëlluan 6 herë mbi shqiptarin. Rreth një javë më parë, ai i kishte shpëtuar një tentative pengmarrjeje, raporton Shqiptarja.com, pasi rojet e Treskës kishin mundur të neutralizonin autorët. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë në vend, pasi ishte i përfshirë në një rrjet tregtimi ‘malli’.

Në vitin 2013 ai është hetuar për pastrim parash, ndërsa ‘eliminimi’ i tij dyshohet se ka lidhje me përplasjen mes grupeve rivale shqiptare që veprojnë në Ekuador. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, autorët shihen se hyjnë brenda banesës së tij, ndërsa në momentin e ‘eliminimit’ prezente ka qenë edhe bashkëshortja e Treskës.

Autoritetet ekuadoriane deklaruan:

Të paktën shtatë persona morën pjesë në ngjarje: dy shoferë, dy që qëndruan në kutinë e rojeve dhe tre që hynë në shtëpi dhe ‘eliminuan’ të huajin, i cili ishte martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante një ID kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu