Kanë dal pamjet nga aksident tragjik në rrugën e Kombit ku për pasojë këtë mbrëmje kanë humbur jetë pjesëtarët e një familjeje nga Kosova. Sipas njoftimit nga forcat e policisë bëhet e ditur se viktimat janë dy prindër dhe dy fëmijët.

Ndërsa i vetmi i mbijetuar nga familja është Violeta Avdiaj 3 vjeçe, i cili ka arrit në spitalin e Traumës në tiranë ku po merr kujdesin e mjekëve, gjendja e të sipas burimeve është e rënduar. Nga pamjet shihet se automjeti tip Citrohen ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja me kamionin ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona të një familjeje.

Sipas informacioneve aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të një karburanti në aksin Rrubik-Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koci 11 vjeç dhe Medina Avdiaj 5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit.

Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarje, ndërsa 3 të terët kanë shkuar me shenja jete në spitalin e Kukësit dhe kanë ndërruar jetë aty.

Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

Lezhë/Informacion paraprak: Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu