Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Patok.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi Redon Zefi ,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë ndarë fotot e 22-vjeçarit shoqëruar me ngushëllime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu