Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë dhe në sheshin “Agios Sostis”. Ai është 54-vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Këto emra i janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare të cilës i është kërkuar edhe informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë. Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë.

Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka pasur në fokus familjen Llangozi. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare.

Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë pasur një konflikt verbal para vrasjes.

Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22-vjeçare, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme.

Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t’i ndihmuar. Menjëherë autori ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ky i fundit është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu