Hoteli në pronësi të Drejtorit të Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, Mariel Murati, është bërë objekt i një sulmi më lëndë plasëse të lloji tritol mbrëmjen e kësaj të marte.

Sasia e lëndës plasëse ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në objektin që ishte në rindërtim.

Policia nuk raporton për dëme në njerëz, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për mësuar dinamikën e lëvizjeve të auotërve të sulmit. Shpërthimi i fortë ka shkaktuar panik në zonën përrreth.

Pronari i objektit Mariel Murati më herët ka qenë drejtor i Aluiznit në Sarandë, detyrë nga e cila është shkarkuar për korrupsion.

Mariel Murati në 2018 është emëruar Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste për Sarandën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu