Disa çaste më parë, është bërë me dije se Vlora do të jetë qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi kundër Covid-19.

Ndërkohë, burime nga bluzat e bardha në Vlorë kanë thënë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambient është ai i palestrës së basketbollit.

Gjithashtu sipas burimeve vaksinimi në qytetin e Vlorës do të nisë të shtunën, ndërsa të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, por nuk dihet ende numri i dozave që do vijnë në Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu